http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/disleksia-crregullimet-perceptimi-si-dembelizem-/32211016.html
“Në momentin që erdhën leksionet për shkronjat, vajza pësoi një thyerje, i mësonte dhe pastaj të nesërmen nuk i mbante mend, ose i shkruante mbrapsht. Më pas e mbaj mend se kishte një test, të cilit i nënshtroheshin fëmijët. Më kujtohet se për një kohë të caktuar ata duhej të lexojnë 60 fjalë, por vajza ime mezi arrinte të lexonte 7 fjalë.