http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/thengjill-falas-per-punetoret-e-kek-kriza/32075602.html
Nexhat Llumnica, kryetar i Sindikatës së KEK-ut, tha se 3.600 punëtorë duke përfshirë edhe ata që janë pensionuar gjatë këtij viti, përfitojnë nga 8 deri në 10 tonë thëngjill falas. “Shpërndarja e thëngjillit ka filluar pas kërkesës së Sindikatës së KEK-ut, në mënyrë që të ndihmohet tejkalimi i krizës energjetike,pasi punëtorët do ta përdorin këtë produkt për ngrohje duke reduktuar konsumimin e energjisë elektrike”, tha Llumnica për Radion Evropa e Lirë, më 11 tetor.