http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/elektrosever-marreveshja-kosova-serbia-/32089935.html
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 8 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në rast të dështimit të marrëveshjes për Elekstrosever-in, Qeveria e Kosovës nuk do të ketë mundësi që në vjeshtë të vazhdojë të paguajë rrymën në veri. Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, konfirmon për REL-in se “Qeveria e ka bërë të qartë qëndrimin se nuk do ta mbulojë më koston e shpenzimeve të konsumit të...