http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/neomalsorja-evropa-rrenjet-/32201555.html
Në vitin 2010, vëllezërit e saj hapën shtigjet e Lumit të Shalës, duke ofruar udhëtime me varka për në fshatrat turistikë të kësaj zone. Por, Marjana kërkonte diçka që lidhej me tokën e të parëve. Ajo vendosi t’i hapte dyert e kullës së trashëguar për turistët, për ta bërë të njohur historinë shekullore të kësaj zone, traditat, zakonet, ushqimet, që për të janë “magjike”.