http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/nis-takimi-mes-osmanit-dhe-escobarit/32090977.html
Më 22-23 tetor, Prishtina do të jetë nikoqire e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të njohur si Forumi WPS. Ky forum organizohet nga Presidenca e Kosovës, në bashkëpunim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Sipas njoftimit, forumi pritet të mbledhë në Kosovë liderë nga rajoni dhe bota, akademikë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.