http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/incidentet-veri-targat-rks/32104152.html
Urdhërarresti ndaj tij është ende në fuqi për rastin “Brezovica” që ka të bëjë me lëshimin e lejeve të paligjshme në kompleksin turistik në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës. Më 27 tetor, edhe Vjosa Osmani, fajësoi “strukturat ilegale dhe kriminale” në veri, që tha se janë pjesë e listës së zezë amerikane. Veprimet e tyre, sipas saj, dëshmojnë se riregjistrimi i makinave, në esencë është çështje e sundimit të ligjit.