http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/kryeministri-maqedonas-pret-qe-vendi-i-tij-te-anetaresohet-ne-be-deri-me-2030/32019488.html
Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik. “E ardhmja jonë është në BE. Për ne kjo nuk ka alternativë, prandaj është e nevojshme që të gjithë të japim mbështetje për t'u përfshirë, për të përfituar nga mundësia që kemi përpara, dhe për të ecur përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE”, ka thënë Kovaçevski.