http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/lista-serbe-bllokada-aleksandar-vuciq-/32102763.html
Dhe si rezultat i kësaj, Serbia po kërcënon me dhunë, me barrikada të cilat, siç e dini, janë shkelje e lirisë së lëvizjes”, tha Osmani. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë më 27 tetor gjatë një ngjarjeje, u bëri thirrje sërish serbëve në Kosovë që t'i riregjistrojnë makinat e tyre. Sipas institucioneve të Kosovës, deri më 27 tetor, 20 makina kanë konvertuar targat në RKS, përfshirë edhe një që u dogj më 26 tetor për shkak të konvertimit.